1- Dashi
Nëse keni tradhtuar një të shenjës së Dashit do të jetë shumë e vështirë që t’ju falë sepse egoja e tij e zjarrtë do të mbetet e plagosur! Nuk do arrijë të kuptojë faktin se ju keni preferuar dikë tjetër në vend të tij dhe nëse e keni bërë, kjo do të thotë që nuk e keni merituar kurrë atë.
2- Demi
Duhet të luteni e të luteni vazhdimisht, megjithatë me një të shenjës së Demit do të keni probabilitet të mirë të keni një shans të dytë. Ndryshimi e destabilizon, që do të thotë se e ka shumë të thjeshtë t’ju japi sërish besim ju, sesa të rifillojë gjithçka nga e para me një partner/e të ri.
3- Binjakët
Jeni të sigurta që ai nuk ju ka tradhtuar tashmë? Reagimi i tij ndaj tradhëtisë mund të jetë i paparashikueshëm: ose mund të vendosë të hakmerret ose mund t’ju lërë të ikni i bindur se në det ka peshq plot.
4- Gaforrja
Nëse keni guxuar ta lëndoni, nuk do t’ua falë kurrë e do të jetë shumë i mbyllur dhe i shkatërruar në vetvete saqë nuk do të jetë në gjendje të arsyetojë. Ndoshta më pas do ta ketë të vështirë t’ju lërë, por me siguri nuk do të ndalojë gjithë jetën duke ju bërë ta paguani shtrenjtë gabimin.
5- Luani
Një i shenjës së Luanit është shumë krenar për të falur. Nuk bëhet fjalë vetëm për ju por në përgjithësi. Mund të vazhdojë t’ju dashurojë, por vështirë të qëndrojë me dikë që e ka poshtëruar në këtë formë. Nëse me të vërtetë dëshironi të provoni të kërkoni falje, do të jetë e rrezikshme për ju.
6- Virgjëresha
Do t’ju falte nëse do të kishit arsye jo të mira, por të shkëlqyera dhe nëse do të dinit të shpjegoheni dhe të argumentoni ashtu siç duhet. Është një shenjë shumë racionale dhe përdor mendjen edhe në çështjet e zemrës. Kjo është në të mirë tuajën, por përgatituni sepse do të jeni nën hetim për muaj të tërë.
7- Peshorja
Në dallim nga Virgjëresha, Peshorja priret të gjykojë me zemër, e nëse ju dashuron ende, mund t’ju falë në emër të ndjenjës që ka për ju. Jini të kujdesshme, në të vërtetë duke e tradhëtuar e keni shkatërruar dhe mund t’ju bëjë një zënkë të madhe përpara se t’ju japë një shans të dytë.
8- Akrepi
Keni tradhëtuar një Akrep? Si fillim bëhuni gati për një hakmarrje të tmerrshme. Më pas mundet edhe t’ju falë, madje nëse janë kushtet do ta bëjë me siguri, por vetëm pasi t’u ketë bërë të vuani ashtu siç e bëtë të vuante edhe ju. Dhe mos harroni: Është hakmarrësi i zodiakut!
9- Shigjetari
Një Shigjetar e falë shumë lehtë një tradhëti, mbi të gjitha sepse e di shumë mirë që kjo mund t’i ndodhte edhe atij. Si lajkatar që është, jini të qeta sepse do t’ja dalë ta lërë mënjanë atë që ka ndodhur dhe të mos i japë më shumë rëndësi sesa ka në të vërtetë.
10- Bricjapi
Harroni çdo lloj mundësie që mund të faleni. Në fakt, as mos t’ju shkojë ndër mend ta tradhëtoni! Nëse tradhëtoni një Bricjap, krejt papritur bëheni askushi për të pasi e ka shumë e vështirë t’ju shohë si më parë.
11- Ujori
Si i dashuruar i çmendur që është, një i shenjës së Ujorit ka gjithmonë tendencën të mbyllë një sy dhe të falë. Për të posedimi është si një zinxhir dhe ashtu siç duan të jenë të lirë në një marrëdhënie, në të njëjtën mënyrë do të jenë në gjendje të kuptojnë edhe ‘lirinë’ e tjetrit.
12- Peshqit
Super të ndjeshmit peshq, nëse i tradhëtoni nuk do t’ju bëjnë thjesht një super debat, por shumë më shumë! Ajo çfarë ju pret janë dyshimet e përsëritura, heshtjet, inatet, ankthi…mund t’ju ketë falur në pamje të parë por ama brenda tij nuk do t’ju falë kurrë. Jeni të sigurt/a që doni një shans të dytë?