Rudina Hajdari i ka prezantuar tashmë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me vajzën e saj Sihana.
Por ditën e sotme ajo është shfaqur për herë të parë me të bijën në një intervistë. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve të saj, i duhet të jetojë në Shqipëri. Ajo tha se arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar Sihanës punën që ajo bën.
Teksa gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.
“I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi.Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi.Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.”- tha Rudina.Ndërkohë, Sihana shtoi: “Edhe unë thoja është shumë i mirë. Te gjyshi ne shkojmë te parku. Edhe çojmë lule.”
Hajdari në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhënien e saj me bashkëshortin. “E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Është e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”- u përgjigj Rudina, duke mos dashur të japë shumë detaje.
Rudina ka treguar se është një nënë e rreptë dhe ‘pengu’ i saj është se nuk kalon shumë kohë me të bijën. “Disiplina i bën mirë një fëmije. Sepse i tregon kufirin. Kur them jo, jo nuk e lë vajzën t’më ndryshojë mendjen”.