Kushdo që dëshiron të humbasë peshë, me siguri ka dëgjuar thënien: “Duhet të digjni më shumë kalori sesa merrni”.

Çfarë janë kaloritë?

Ashtu si një makinë, trupi juaj duhet të djegë karburant për të punuar. Nevojat që trupi ka për kalori, janë si rezervuari i gazit në makinën tuaj.

Nëse e lini rezervuarin të zbrazët, makina nuk do të ecë. E pra, nëse nuk i jepni trupit tuaj energji të mjaftueshme, ai nuk mund të funksionojë siç duhet.

Megjithatë, një ndryshim i madh është se rezervuari i gazit të makinës ka hapësirë ​​të kufizuar për karburant.

Por me trupin kjo gjë nuk ndodh, ju lehtësisht mund të merrni më shumë kalori sesa keni nevojë.

Kur kjo ndodh, energjia e tepërt ruhet në qelizat dhjamore për ta përdorur më vonë.

Dhe nëse kjo është diçka që e bëni shumë shpesh, atëherë çka pason janë kilet e tepërta.

Çfarë është metabolizmi?

Metabolizmi është sistemi që kthen ushqimin në energji, që përdoret për të mbajtur trupin në punë.

Trupi përdor energji gjatë gjithë kohës, edhe kur jeni në gjumë. Ajo përdoret për të ushqyer funksionet e përgjithshme në trup.

Gjërat kryesore që duhet të dini rreth procesit:

Shkalla e metabolizmit bazal

Ky është numri i kalorive që ju nevojiten për të ruajtur të gjitha funksionet tuaja bazë trupore. Këtu përfshihet frymëmarrja, rrahjet e zemrës, sistemi nervor dhe të gjitha gjërat e tjera automatike që trupi juaj bën çdo ditë.

Termogjeneza

Ky është një term teknik që i referohet energjisë që duhet për të kthyer ushqimin në energji të përdorshme. Ushqimi, tretja, transportimi dhe ruajtja e ushqimit brenda trupit tuaj merr deri në 10% të energjisë nga ushqimi që konsumoni.

Aktiviteti fizik

Çdo veprim, pa marrë parasysh sa i madh apo i vogël, ju merr disa kalori. Edhe një detyrë e thjeshtë si shkarkimi i makinës larëse të rrobave, harxhon një numër të vogël kalorish.

Aktivitetet fizike që djegin më shumë kalori

Një person me peshë 72 kg që bën 1 orë stërvitje, mund të përdorë numrin e mëposhtëm të kalorive për këto aktivitete:

Biçikletë (nën 10 mph): 292 kalori

Studiuesit kanë zbuluar se ju mund ta shpejtoni djegien e kalorive duke ndërtuar më shumë muskuj.

Kjo për shkak se muskujt kërkojnë më shumë energji sesa yndyra.

Të keni më shumë inde muskulore do të thotë që ju digjni më shumë kalori në përgjithësi.

Shumica e ekspertëve sugjerojnë se 30 minuta aktivitet në ditë janë të mira për shëndetin e përgjithshëm dhe për djegien e kalorive shtesë./AgroWeb.org