Opinionisti Arbër Hajdari ka bërë një bilanc të eksperiencës së tij si pjesë e panelit të ‘Big Brother VIP.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se kjo sfidë nuk ka qenë aspak e lehtë, dhe është përballur me shumë sfida gjatë kësaj kohe.

“Të nderuar miq, Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program.

Mora pjesë sepse: Së pari, doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale,çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme.

Së dyti për të komentuar drejt, pa dallime, pa paragjykime, lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qënit opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja. Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia.

Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan Hajdari në postimin e tij.

Ndërkohë që një ndjekës, i ka lënë një koment: “Edhe ca lek i ke paluar, sështë keq…”

I menjëhershëm është reagimi i Arbrit i cili thotë se në jetë ka gjëra edhe më të rëndësishme se paraja.

“Ju eshte bere mendja leke leke leke. Arsyet i kam shkruar me lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar per asnje lloj pagese, zero! Nuk behet cdo gje per leke ne kte bote!”, shkruan Hajdari në reagimin e tij.