Sa PAK vlen jeta në Shqipëri!! Mediat e blera dhe të dh*era nuk raportojnë vdekjen e punëtorit te kompleksi i Samir Manes
Një 38-vjeçar vdiq sot teksa punonte në katin e nëntë të njërës për kullave që Samir Mane po ndërton në kompleksin e quajtur Univers City në rrugën “Gryka e Kaçanikut” në Tiranë.
Fillimisht, policia e raportoi shumë shkurt këtë ngjarje, por më pas lajmi gjeti pak ose aspak hapësirë në media pasi plasën telefonatat për të ndaluar shpërndarjen e tij, ose të paktën të mos thuhej se ku kishte ndodhur aksidenti.
Zyra e marketingut të kompanive të Manes u kujdes që lajmi të kalonte si diçka rutinë ose të mos raportohej fare.
Nga një vëzhgim që bëri Gazeta Jonë, rezulton se lajmi nuk është raportuar te asnjëra prej mediave të mëdha në vend, as në edicion lajmesh dhe as në versionin online. Ka patur disa portale që e kanë raportuar, por edhe ato pa thënë vendin ku kishte ndodhur, ndërkohë që u kujdesen edhe që të thuhej se ngjarja kishte ndodhur në Kamëz dhe jo në Tiranë.
Në fakt, kur vjen puna për të paguar taksat, pasi Mane ndryshoi hartën territoriale të Tiranës, kompleksi Univers City është në Kamëz, por kur vjen puna për ta marketuar atë dhe për të shitur apartamentet, reklama bëhet sikur është në Tiranë.
Lajmi u raportua nga një numër shumë i voëgl portalesh, përfshi edhe Gazeta Jonë, ashtu siç është, pra duke thënë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur.
Policia duhet ta hetojë këtë ngjarje tragjike dhe të dalë në përfundimet për fajtorin, nëse ka, por është e shpifur mënyra se si sillet media në Shqipëri, ku i mohohet lajmi çdo të pamunduri nëse i prish biografinë atyre që paguajnë reklamat. /Gazeta Jonë