Fredi Beleri pranon ndarjen e “tortës” me oligarkët dhe trafikantët në jug, pritet lirimi i tij dhe arrestimi i Jorgo Goro s, në objektiv edhe strategjikja Olta Xhaçka

Më shumë se një proces ligjor, arrestimi i Fredi Belerit ishte më shumë çështje e vullnetit politik dhe për interes të oligarkëve dhe trafikantëve të drogës që po investojnë masivisht me hotele luksoze në jug për të parandaluar kalimin e tij si kryetar bashkie pa një marrëveshje për ndarjen e tortës.

Pasi bëri disa muaj të mirë burgu, Fredi Beleri, pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë dhe një “idiot i dobishëm” për grekët, ka pranuar sëfundmi ndarjen e tortës dhe do të lirohet nga qelia së afërmi, ndërsa vendin e tij pritet ta ngrohë Jorgo Goro dhe ndonjë prej shpurës së strategjikes Olta Xhaçka.

Fredi Beleri pranon ndarjen e “tortës” me oligarkët dhe trafikantët në jug, pritet lirimi i tij dhe arrestimi i Jorgo Goros, në objektiv edhe strategjikja Olta Xhaçka
Fredi Beleri pranon ndarjen e “tortës” me oligarkët dhe trafikantët në jug, pritet lirimi i tij dhe arrestimi i Jorgo Goros, në objektiv edhe strategjikja Olta Xhaçka

Gazeta Jonë meson se shkarkimi që Rama paralajmëroi për Goron nuk ka të bëjë me përmirësimin e raporteve me Greqinë, por po bëhet për të shmangur arrestimin e një kryebashkiaku socialist në detyrë.

SPAK bën gati prangat, në shënjestër strategjikët Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi? Çfarë tha Rama sot për Jorgo Goron

Goro është kapur me presh në duar nga SPAK me manipulime në dokumentacionin e pronësisë së një hapësire të madhe toke në Himarë, e cila është kaluar nën përdorimin e strategjikut Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës. SPAK pritet të kërcasë prangat në lukuninë e hajdutëve të pronave në jug prandaj edhe i ka zënë tmerri.

Fredi Beleri ka bërë aq shumë zullume në Shqipëri sa mund të arrestohej nga çdo prokuror i vendit, por ajo për zgjedhjet dukej si një akuzë që kishte qëllime të tjera.

SPAK dhe Altin Dumani janë kthyer në një rreze shprese për shqiptarët, të cilëve politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar iu kanë vënë shkelmin në fyt këto 30 vite.

Ka ardhur koha që rraca e këtyre lloji politikanësh që mendojnë se pushteti nuk do t’u ikë kurrë, të shohin qelitë e burgut dhe SPAK po kujdeset më së miri që kjo të ndodhë duke u kthyer në shpresën e vetme të popullit! /GazetaJonë/