Kryeministri Rama bëri një postim të gjatë sot në Tëitter, atje kur bën reagimet e sikletshme, duke lënë të kuptohet ndër të tjera se ka nisur një kurs të shkrirjes së akujve me Greqinë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por, më shumë se arrestimi apo liria e Fredi Belerit, ngjarja që më shumë se në terrenin ligjor zhvillohet në atë politik, postimi i Ramës është një mesazh për Jorgo Goron dhe hajdutët e pronave në jug, për të cilët tashmë kanë ardhur vërtetë “ditë të zeza”.

Rama thotë në postim se do të urdhërojë largimin e Jorgo Goros nga Bashkia e Himarës, ndërsa nuk dihet ende se çfare do të ndodhë. Nuk dihet nëse pritet betimi i Belerit apo zhvillimi i zgjedhjeve të reja, por fakt është se SPAK ka thelluar hetimet për vjedhjet e pronave në Himarë dhe krahas Goros, në tavë është edhe Olta Xhaçka.

Bëhet fjalë për 5500 metër katror tokë në zonën e njohur si Perivolo në Himarë, e cila përmes manipulimeve të dokumeteve ku është përfshirë dhe Jorgo Goro, është kaluar në pronësi të bashkëshortit të Xhaçkës, ish-deputetit, Artan Gaçi.

SPAK ka sekuestruar një pjesë të truallit, ndërkohë që burime bëjnë me dije se tashmë prangat janë gati për Jorgo Goron që ka manipuluar dokumentacionin, por goditja do të bëhet edhe te çifti Xhaçka-Agaçi, të cilët po ashtu duket se “kanë ngrënë mollë dhe dradha pas shpinës” së Ramës.

Rrjedhimisht duket se me shkarkimin e Goros, Rama po rregullon punët me Greqinë, por edhe po heq qafe një kryetar që pritet të arrestohet para se SPAK të firmosë urdhrin.

Postimi i Ramës në Tëitter

Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:

  1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
  2. Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
  3. Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës. Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.