Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu për të vijuar marshimin e tij drejt Kryeministrisë, aty ku është paralajmëruar edhe protesta e ditës së sotme.

Sakaq ka nisur edhe marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë, në protestën e cila nuk dihet se sa do të zgjasë.

“Shqipërisë do ti dalim zot”, është edhe slogani i kësaj proteste që pritet të jetë masive, të paktën sic janë shprehur kreu i PD Sali Berisha dhe ai i PL Ilir Meta.

PD ka thënë më herët se kjo protestë është e kërkuar por edhe organizuar nga vetë qytetarët, të cilët dëshirojnë largimin e qeverisë Rama, pas disa skandaleve të bëra publike ditët e fundit, mes tyre më e fundit ajo me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.