
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku, për të cilën tha se është një hajdute e pandalshme.
Sipas ish kryeministrit Balluku ka një etje të madhe për të vjedhur çdo gjë, ndërsa e konsideroi atë si simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë.
Berisha: Jo më kot e kam quajtur unë ‘lubi Balluku’. Ajo përbën një hajdute të pandalshme, me një etje të pashuar për të vjedhur cdo gjë. Nuk harroj ndonjëherë kur drejtore e AlbControll-it shpenzoi 220 mijë euro për zyrën e vet. Një simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë kurrë, kurrë.