Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat kërkoi largimin e Lulzim Bashës, duke e konisderuar si një barrë për opozitën.

Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike.
Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat. Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë.”

Salianji theksoi se nuk do të fshihet më as nuk do të mbyll sytë.
“Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet!
Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë!
Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!”, tha deputeti PD.
LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje!
Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme!