Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në fshatin turistik Dardhë të Korçës.

Sipas raportimeve zona e jug-lindjes dhe veçanërisht në Dardhë kanë nisur flokët e para të dëborës për këtë sezon dimri. Pasditen e sotme reshjet kanë qenë të pakta por sinoptikanët lokalë bëjnë me dije se ditët në vijim reshjet do të jenë prezente në formë më intensive në lartësitë mbi 1400 m2 mbi nivelin e detit.

Ditën e sotme temperaturat kanë zbritur deri në – 1 grade në orët e para të mëngjesit ndërkohë që gjatë fundjavës parashikohet të shkojnë deri në – 4 gradë celsius.

Meteorologia Lajda Proja tha se gjatë kësaj jave pritet të kemi rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe dëborë në zonat malore.