
Sarah Berisha zbuloi sot me entuziazëm se do e shohim si moderatore në spektaklin e humorit “Kosherja Show”. Njoftimi u bë fillimisht në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram dhe më tej, bloggerja shprehu ndjesitë e saj.
“Ky ishte projekti dhe lajmi qe doja te ndaja me ju. Zyrtarisht pjese e @kosherja.show. Do te jete nje sezon i gjate, i bukur dhe plot surpriza perkrah @bes_kallaku. Kjo eshte eksperienca ime e pare si moderatore dhe jam shume e lumtur qe mu besua mua ky projekt. Pres mbeshtetjen tuaj ashtu sic e keni bere gjithmone”, shkroi Sarah.
Pas suksesit në BBV, nga ku doli e dashuruar me Dj PM, mundësitë për bloggeren jashtë reality show-t sapo kanë filluar.