Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Burime për Gazeta Jonë bëjnë me dije se është plagosur rëndë një i ri, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spital dhe menjëherë është futur në sallën e operacionit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth ores 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar në krahë shtetasi K. C., banues në Elbasan, i cili është futur në sallën e operacionit.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes.