E ftuar në emisionin “Wake Up”, Sara Berisha ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe në eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshmë të Shqipërisë.
Ajo u shpreh se do të dontë të kishte përballuar më mirë debatet e në mënyrë më të fortë.
“Tek vetja do kisha ndryshuar të kisha qenë më e fortë, ti kisha përballuar debatet më mirë. Sikur t’i kisha bërë më shumë ballë debateve dhe të mos e kisha vrarë mendjen për njerëzit jashtë. Dy javët e para nuk kam qenë dhe aq aktive, isha shumë e përhumbur dhe thoja çfarë dua këtu. Gjënë tjetër, të gjithë eksperiencën e kam shijuar shumë”, është shprehur ajo.