Mediat greke kanë nxjerrë në dritë detaje të reja që pasojnë ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e djeshme ku shqiptari Brigen Limka, baba i tre fëmijëve, u vra nga një 68-vjeçar grek pas një konflikti në një parkim ku punonte si roje viktima në qytetin e Pireut.

Autori Dhimitris Kutrumanis mësohet të ketë thënë në polici se nuk ka dashur të përfundonte kështu.

Protothema shkruan se vrasësi është penduar për krimin e kryer.

“Nuk doja që të përfundonte kështu,” ka thënë autori i vrasjes së shqiptarit me origjinë nga Korça.

Limka u ekzekutua për 9 sekonda pas një konflikti për parkingun ku ai punonte. Shqiptari është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori.

Ndërsa autori, i cili u arratis menjëherë nga vendngjarja u kap pak më vonë nga policia greke. Policia tha se 68-vjeçari e qëlloi një herë në kokë shqiptarin e më pas është kthyer sërish duke e qëlluar për herë të dytë.