Ronela Hajati ka bërë një postim të gjatë në rrjete sociale ku flet për sakrificat që ka bërë për të arritur suksesin që gëzon tani. Këngëtarja ka përmendur dhe kritikat e ashpra që mori kur nuk kaloi në finalen e Eurovision. Ajo i quan “fundërrina” ata që e gjykuan për ditë të tëra për performancën dhe veshjen që zgjodhi në festivalin evropian.
“Jam habit fare me këtë që mora vesh…Unë s’flas, mundohem të ruaj qetësinë, mos bëj zhurmë, shikoj punët e mia por jo! S’të lënë…HISTORINË NUK MUND TA FSHINI!!! Sidomos këtë timen, që edhe sikur magji të bëni ua kujton gjithë Evropa!
Fjala “pusht” është mbase fjala adapt për këtë kategori njerëzish që fatkeqësisht po mban akoma zë dhe peshë në shumë vendime! God is great! Suksesi shihet!!! Përkthehet në klikime, vëmendje, dashuri, para dhe njerëz që këndojnë njëzëri me ty! Kaq kam kërkuar gjithmonë!
Ronela përherë i ka gëlltitur dhe i ka marrë me sportivitet të gjitha kritikat gjatë gjithë këtyre viteve. E dua këtë vendin tim sa s’ka, kam mijëra mundësi për të ikur, po e shijoj sa nuk ka atë kafe në mëngjes në Tiranën time. Kurrë në gjithë këto vite karrierë nuk kam marrë mbështetje të plotë nga dikush!
Gjithë jetën kam luftuar me thonj e me gjak për një vend në muzikë që dhe sot e kësaj dite meritoj të jem shumë më lart edhe se ç’jam! E gdhij në studio ditë natë pa pushim! Vetëm punoj! Kam sakrifikuar shëndetin, familjen, dashurinë për këtë muzikë! Nuk kam ndaluar as kur kam qenë shumë rëndë nga gjendja shëndetësore! Ronela do të mbahet mend vetëm duke qeshur e moskokëçarëse!
Pavarësisht se nga brenda kam qarë pa rreshtur! Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e atyre kalbësirave televizive që u mblodhën për javë me rradhë të më gjykonin mua, një vajzë e re me ëndrra e punëtore pafund, kur nuk kalova në finale në Eurovision! Dhe jo! S’më ka ngelur filmi fare këtu, sepse kam realizuar këngë pafund më pas! Thjesht unë nuk fola kurrë! Nuk ju ktheva askujt!
Pse nuk e latë kështu? Prandaj e theksova që unë kam punuar gjithmonë vetë! Se nuk i kam borxh ASKUJT! Dhe kur flas pastaj i kam shumë të hidhura fjalët! Pse nuk e latë me kaq?“, ka shkruar Ronela.