
Pas bashkëpunimit të tyre të parë “Gajde”, dy artistet më në zë të momentit Elvana Gjata dhe Dhurata Dora u përfolën se do të bashkoheshin sërish për një bashkëpunim të ri, por kësaj radhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.
Lajmi u raportua nga faqja “Eurovision Kosovo”, ku përmes një postimi shkruhej se: “Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.”
Mirëpo, ky lajm nuk është i vërtetë. Vetë Elvana ka reaguar me një status në Instastory ku ka shkruar: Një gjë është e sigurtë, nuk konkuroj këtë vit për Eurovision!