
Semi ishte e ftuar në “Zemër Luana”, ku u bë pjesë e një sfide, në të cilën i duhej t’i përgjigjej një pyetje. Këngëtarja u pyet për dy nga miqte e saj të ngushtë, Borën dhe Donaldin. Duke qenë se pak kohë më parë, Semi i komentoi Borës emojin e një nuse, ajo u pyet nëse çifti ka vendosur të martohen.
Semi nuk refuzoi të përgjigjej, por tregoi që kështu e quan shoqen e saj, “nuse” me përkëdheli. Këngëtarja tha se Bora dhe Donaldi nuk kanë plane për tu martuar së shpejti.
“Jo, nuk do të ketë një dasmë së shpejti”, u shpreh ajo.