Këngëtarja serbe Maja Nikoliç ka komentuar kampionatin botëror në Katar dhe ka zbuluar diçka që ka habitur të ftuarit në emisionin sportiv por dhe publikun.

Sipas mediave serbe, duke folur pikërisht për ndeshjen Serbi-Zvicër, e cila çoi në elemimin e Serbisë nga Botërori Katar 2022 si dhe u shoqërua me tensione, tha se është kontaktuar nga futbollisti nga Kosova Xherdan Shaqiri.

Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. Ata luajtën “Të gjithë më mashtruan” – tha Nikoliç e cila shtoi: U thashë, mos më përshëndetni, derisa të na kërkoni falje publike. Ku me gjete, turp te kesh atdhetar, si me pershendet? Nuk më intereson të më dëgjojnë zviceranët dhe disa shaqirë që e urrejnë Serbinë. Unë thashë që urrejtësit e serbëve nuk duhet të më përshëndesin” – përfundoi Nikoliç.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.