Nga Refik Hasani

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson:
,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”
I kujtoj gjithë opinionit  duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit.
Se  në Serbin Jugore,    është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
 Dhe kemi organizuar Referendumin  e datës 1 e 2 Mars 1992, përveqë Referendumi-t ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqëm  luftën e  armatosur përmes  Ushtria Çlirimtare  për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë  të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëveshja e Konçulit.
Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht do të duhej  të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore, e tek atëherë të kërkoj  kushte për krijimin e  Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.
Pakica  Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kan të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.
Kemi  dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kemi organizuar Referendum.
Serbia vetë e ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’  përmesë 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.