Një ngjarje e cila mund të kishte rezultuar fatale ka ndodhur në një shkollë në Krujë.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin ‘Skënderbeu’ Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spraj me spec djegës.
Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq. Sakaq, nxënësi që ka hedhur spraj është shoqëruar nga policia, ndërsa shërbimi mjekësorë ndodhet në ambientet e shkollës.
3 prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.