Vizitat javore të Shakirës në një klinikë private në Spanjë kanë sjellë raporte, të cilat flasin për një problem shëndetësor të këngëtares. Konkretisht, gazeta spanjolle Marca raporton se ka informacione për vizita të këngëtares kolumbiane në klinikën Teknon, për t’u marrë me problemet shëndetësore që lindën pas divorcit të saj me Pique.
“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me të. Ndoshta është thjesht një çështje kozmetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e saj, ose ndoshta është një çështje serioze shëndetësore. Megjithatë, ne ende nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë”.
Këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje, ndërsa vazhdon punën normalisht.