Një pajsje shërbimi ka marrë flakë në pistën e aeroportit ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar nga ngjarja.
Pajisja, ose siç quhet ndryshe sistemi ‘Air Starter’, që po furnizonte një avion ‘Wizz Air’ me energji, ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.
Ngjarja ka ndodhur pak para se avioni të niste fluturimin ne linjen Tirane-Paris.
Avioni kishte rreth 1 orë që kishte mbërritur në Rinas, pasi ishte kthyer nga një fluturim. Avioni, nga informacioni paraprak nuk është dëmtuar.
Tre zjarrfikëse të aeroporti u angazhuan për shuarjen e flakëve, ndërsa dy ambulanca ishin në vendngjarje por nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.