Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë me dije se, nuk do të kandidojë për kryetar bashkie.
I ftuar në emisionin “Log”, Shehi tha se, do t’iu hapë rrugën të rinjve për të kandiduar, pasi nëse kandidon ai nuk e bën atë bashkimin e opozitës.
“Jam nja katër vjet më i vjetër. Situata aktuale është që të gjithë të heqim nga pak dorë nga vetja jonë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Po të kandidoj unë nuk e bëj atë bashkimin e opozitës. Është momenti të dalin figura të reja. Ne na bashkojnë tre gjëra në këtë rast, na bashkon lufta kundër PS-së, lufta kundër arrogancës së Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Unë mendoj se janë të mjaftueshme për të përballuar një betejë elektorale. Kush na nda? Na ndajnë shumë gjëra, prandaj duhet të amplifikojmë këto që na bashkojnë”, tha Shehi.