Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka deklaruar se është penduar për mënyrën se si ka reaguar për disa situata të caktuara në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’. Ish-konkurentja në një intervistë u shpreh se e kanë cilësuar si më “të heshturën” e shtëpisë, dhe kjo sipas saj ishte për arsye se nuk ka qenë pjesë e debateve dhe se në disa raste ka mbajtur anë.
“Kryesisht kjo është natyra ime dhe unë atë anën time të vërtetë kam dashur të tregoj. Ndoshta jam deri diku pishman që jam kursyer icik më shumë duke mbajtur anë, dhe ndoshta po të kisha kundërshtuar më shumë në disa situata ndoshta rrugëtimi im do të kishte qenë më i gjatë. Më kanë cilësuar ose etiketuar si gocën më të heshtur por it’s ok, në fund unë kam marrë feedbackun më pozitiv”– tha ajo për “Mirage.”
Sheila rrëfeu se nuk e ka pranuar menjëherë ftesën për të qenë pjesë e BBV, duke njohur natyrën e saj introverte. Madje ajo shton se fillimisht ka pasur frikë për ta pranuar ftesën.
“Më është dashur kohë të vendos sepse ka qenë eksperiencë e re dhe unë jam pak introverte si natyrë. Nuk kam dashur të jem shumë e ekspozuar prandaj edhe e kam mbajtur hermetikisht jetën time personale. Ka qenë nga ato frikërat e mia por besoj se kam bërë vendimin e duhur sepse pata një rritje personale dhe profesionale”– tha Sheila.