Pamje të pazakonta nga një plazh në Itali, aty ku disa pushues janë përleshur për shtretërit buzë detit.

Sipas mediave italiane, dy gra kanë zhvendosur shezlonët e tyre buzë detit, duke i vendosur ato përpara disa pushuesve të tjerë që ndodheshin aty prej disa orësh.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një plazh pranë Napolit, teksa gratë dallohen duke u përleshur me njëra-tjetrën.

Dhjetra qytetarë, përfshirë edhe rojet e plazhit kanë tentuar të qetësojnë situatën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti italian Francesco Emilio Borelli, i cili ka kërkuar që gratë të identifikohen dhe të vendosen para drejtësisë.