Një sherr masiv në Krujë, në një dyqan lulesh, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.
Dy vëllezërit e identifikuar me inicialet D. Gj., dhe K. Gj., janë konfliktuar me sende të forta me 4 vëllezër të tjerë, konkretisht Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi. Këta të fundit, gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.
Si pasojë e sherrit, 2 vëllezërit D. Gj., dhe K. Gj., pronarë të dyqanit të luleve, kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
“Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.