Ermal Mamaqi dhe Iva Tiço u përfshinë në debat së bashku në rrjetin social Instagram. I ftuar në “ABC e Pasdites”, aktori ka treguar se ky konflikt nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.
“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të. Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet. Do shqetësohesha nëse komentet për librin do vini mbasi do ta kishin lexuar librin. Kjo është çudia, që ti sulmohesh pse e ke marrë guximin apo vendimin që ta shkruash. ‘Pse e bërë ti këtë?’ Me shumë dashuri e pres kritiken dhe jam shumë i hapur të mos kem qëlluar në shenjë. Dhe është shumë në rregull, është libri im i parë. Por që të gjuhem dhe të shahem përse e kam bërë një libër kjo është e çuditshm. Në të gjithë botën ka aktorë, komedianë, sportistë, të cilët kanë shkruar librat e tyre dhe nuk besoj se kanë pasur kritika të kësaj natyre, të nivelit të kafeve ‘kur u bë ky’”, tha Ermali.
Më tej, i pyetur nëse Amin “e frenon” lidhur me komentet që thuhen në rrjet, ai u shpreh:
“Po sigurisht, ajo është një fren e fortë, pavarësisht kësaj në të gjitha rastet ajo ka një lloj qetësie që më qetëson dhe mua. Në fund të ditës dihet se cili do jetë përfundimi sepse kështu ka ndodhur me çdo projekt që ne bëjmë. Këto përgjigjet ose kundërpërgjigjet më shumë kanë kaluar në fazë argëtimi me mua, dhe si të thuash nxitje për marketingun.”
I pyetur nëse është një nga njerëzit më të pasur, apo një oligark, Ermali tha:
“Jo nuk e besoj, ka shumë më shumë se unë”.