Këtë fundjavë temperaturat në Shqipëri nuk pritet të shkojnë më shumë se 34 gradë celcius. Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka “pushtuar” Europën nuk do të prekë drejtpërdrejtë vendin tonë.

Gjithashtu sipas tyre të shtunën dhe të dielën nuk do të mungojnë as stuhitë e breshërit në zonat malore në juglindje të vendit.

Ndërkohë që fundi i muajit qershor pritet të sjellë një rritje graduale të temperaturave sa i përket vlerave të larta, të cilat parashikohen të shkojnë deri në 38 gradë celcius.