SPAK ka nisur procedimin penal për kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjici.

Veprimi i SPAK erdhi pas publikimit të një skandali seksual, ku shihet Gjici në skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.

Video, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, është filmuar në datën 6 qershor të 2023-ës, në orën 16:00.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin i cili është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ndalon kryerjen e marrëdhënieve seksuale deri në 3 vite burg.

Por a do ta shkarkojë kryeministri Edi Rama kryetarin e bashkisë së Kukësit?