
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Vendimi është dhënë në orën 15:00 nga trupa e Kolegjit, që kryesohej nga Ina Rama. Shkalla e parë e konfirmoi në dytë, por me rekomandimin e OMN-së, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Në Kolegj debatet nga Imeraj ishin të shumta dhe kulmuan me një rihapje të hetimit, ndërsa sot vettingu e nxori përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë njeriun kryesor të organit të akuzës së Tiranës. Sipas komisionerit, prokuroja Imeraj kishte probleme në të 3 komponentët e vlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.