Presidenti i rizgjedhur i Francës, Emmanuel Macron është gjuajtur me domate nga një burrë gjatë një vizite në një treg të hapur në Cergy, në veriperëndim të Parisit.

Sapo burri filloi të gjuante me domate Macron, i menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të tij, siç duket edhe nga videot që janë hedhur në rrjetet sociale dhe mediat franceze. Kjo ishte paraqitja e parë publike e presidentit 44-vjeçar që nga raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvilluara të dielën.