Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar.
Shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave, erdhi pasi një emision investigativ hodhi dyshime se abuzonte me fondet e Teatrit.
Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.
Më herët ai ka qenë administror i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e ndërsa karriera e tij lidhet ngushtë si regjisor prej 17 vitesh në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.