Mjeku anestezist reanimator, Apostol Vaso ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se është shkarkuar nga detyra si mjek pranë spitalit të Traumës për arsyen se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhëri i Mjekut.

Pas shkarkimit ai shkruan se i mbetet “të dalë e të lypë për të siguruar jetesën”, “të zhduket nga sytë këmbët” ose “të sfidojë këdo qoftë edhe i vetëm”.

Ai shprehet me ironi se strukturave të vlerësimit të aftësise punonjësve shëndetësore nuk u interesojnë puna shkencore apo nominimet dhe citimet në revistat më të mëdha të shkencës mjekësore në botë.