Ditën e sotme do të mbahet masa e sigurim it ndaj mjekut Fitim Marku, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi akuzohet se ka marrë ryshfet në këmbim të shërbimeve në spitalin e Traumës.

Mësohet  se masa e sigurise ndaj mjekut do të mbahet në spital. Kjo pasi ai është shtruar bë spital pasi ka pasur luhatje tensioni pas shoqërimit.

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat njoftoi se gjatë aksionit të policisë me agjentë të infiltruar te Spitali i Traumës, përveç mjekut anestezistit Fitim Marku, në pranga kanë rënë edhe një kolege e tij mjeke dhe një infermiere.

Prokuroria sqaron se hetimi ka vijuar për disa javë dhe rezulton se këta punonjës të spitalit merrnin shuma të konsiderueshme parash në formë ryshfeti nga pacientët.