Akademia e Shkencave dhe Policia e Shtetit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore të ADN-së në popullatën shqiptare. Kjo qasje synon thellimin e kërkimeve shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.
E me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, duket se si numri një i ASH-së, Skënder Gjinushi, ashtu edhe nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj e kanë festuar me nga një teke raki. Ose të paktën kështu duket.
Nga fotot e shkrepura, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të Facebookut të Akademisë së Shkencave janë bërë virale në rrjete, pikërisht për shkak të gotave, por ende nuk ka asnjë konfirmim se me çfarë ishin të mbushura. Por duke marrë shkas nga forma dhe madhësia e tyre, dyshohet se janë të mbushura me pije alkoolike.
Gjithashtu ka edhe një detaj tjetër që vlen të përmendet. Vocaj ka shkuar në takim me uniformën e Policisë së Shtetit, por nuk dihet nëse ka vendosur që të konsumojnë ndopak raki, gjë që është problem pasi zyrtarisht është në orarin e punës. Aludimet do të vazhdojnë derisa e gjitha të sqarohet nga të dyja palët që morën pjesë në takim.