Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri ka shpjeguar në “ABC” arsyet pse duhet të zgjidhet pikërisht ai.
“Unë kandidoj me të kundërtat e njerëzve. Madje shumica e njerëzve xhelozojnë, madje e kanë maçokun në bark.
Kjo nuk ëshët një ego, por është një mundësi, sepse Partia Socialiste kërkon president dhe Sazani është njëriu model.
Kam pasqyruar njeriun ndër breza, që mos të kem qenë i shitshëm, i blershëm. Në formimin e njeriut 5% zë edukata thotë Frojdi, ndërsa 95% është pjesa e brendshme”, u shpreh Guri.
Më tej, ai deklaroi se zgjidhet president, kryeministri Edi Rama do të jetë në hijen e tij dhe do të shlyej të gjitha gabimet.
“Unë mund të bëhem pjesë e tolerancës, mirëkuptimit, por jo pjesë e nënshtrimit, sepse po të isha president do të kisha mbledhur 2 mijë firma dhe do të isha drejtuar në Hagë.
Unë mund të lodhem 100-fish sot si një qytetar i thjeshtë, si një punëtor i mendjes.
Kryeministri i vendit do të jetë në hijen time, pra të presidentit dhe do të shlyejë shumë e më shumë gabime seç ka bërë.
Do të jetë balancë, krahu i djathtë imi. Rëndësi ka që t’i mbushet mendja popullit, s’ka rëndësi për kryeministrin.
Një president, jo Sazani se nuk e doni, po një tjetër si ajo që bëri kur shkoj në Lezhë, nuk e ndoqi dot media”, tha profesor Zani.
Sakaq, Guri deklaroi se presidenti duhet të jetë i pastër për shtatë breza. Ndërsa, sipas tij, Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i kanë rrënjët nga Afganistani.
“Thonë që Rama është nga Afganistani, thonë që nuk janë shqiptarë as ai as kryebashkiaku Veliaj. Thonë zërat e liga, se unë nuk e di”, u shpreh ai.