Babai i të miturës që u përdhunua nga shoku i tij ka folur pas ngjarjes së rëndë. Në një intervistë për Top Channel, babai i të miturës u shpreh se pedofilin Astrit Terolli e njihte prej vitesh dhe se nuk ka vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.

Duke folur për vajzën, babai i saj tha se ajo është e traumatizuar dhe se nuk e mban mend mirë aktin e tmerrshëm.

Pjesë nga intervista:

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.

Pyetje: Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Pyetje: Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku Astrit Terolli kishte shkuar për vizitë te familja e të miturës, me babain e të cilës ishte shokë. Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm e mitura ai ka hyrë dhe ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas është larguar nga banesa.

Kur prindërit e të miturës kanë shkuar në shtëpi ajo u ka treguar çdo gjë që ndodhi dhe së bashku kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici. Pedofili 55-vjeçar tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg.