I ati i Stresit, Sali Lushaj është shoqëruar këtë të mërkurë nga policia në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga vetë reperi për “Abc News”.
Stresi ka treguar se i ati ka qenë me disa shokë dhe është ndaluar tek stadiumi “Dinano” në kryeqytet. Ai ka zbuluar se zoti Lushaj ka një armë por me leje, teksa shoqërimin e tij këngëtari e ka quajtur tendencioz.
“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.
Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjesht i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, ka treguar Stresi.