Protesta për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë ka bërë bashkë shumë të famshëm në sheshin Nënë Tereza. Mes qytetarëve të shumtë që kanë dalë për të kërkuar drejtësi për të miturën që u përdhunua për 7 orë nga 5 persona, janë edhe Bora Zemani e Beatrix Ramosaj.

Teksa kanë qëndruar larg njëra-tjetrës, si Bora si Beatrix kanë dalë për tu solidarizuar me ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën tre ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.