LDitën e djeshme janë mbajtur protesta në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimeve dhe po ashtu pritet që të ndodhë edhe ditën e sotme.

Organizatorët e protestës në Shkodër kanë gjetur një mënyrë ‘ideale’ për të tërhequr sa më shumë pjesmarrës ku kanë ‘ftuar’ trekëndëshin më të përfolur të showbizit, Donald Veshajn, Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn.

Një poster i cili po qarkullon në rrjetet sociale ka si personazh, Donaldin, Borën, Beatriksën por edhe fituesin e BBV, Ilir Shaqirin dhe thirrjen drejtuar rinisë shqiptare për tu bërë pjesë e protestës.

Do të jemi afër bashkisë Shkodër, kemi VIP-at, për rininë që ka dëshirë me na u bashku. Ju presim, të protestojmë për rritjen e çmimeve!”, thuhet në poster.

Nga ana e këtyre personazheve nuk ka një konfirmim që ata do të jenë pjesë e protestës por duket një mënyrë tepër origjinale për të tërhequr vëmendjen e rinisë shqiptare duke parë impaktin që pati historia e tyre para, gjatë dhe pas përfundimit të BBV.