Ne shpeshherë na pëlqen që të shpenzojmë para, madje ndonjëherë edhe më shumë se ç’duhet. Por shpesh edhe ankohemi se harxhojmë shumë para.

Por çfarë duhet të bëjmë që të kursejmë para nga pagat tona?

Vajzave u ndodh zakonisht që sapo marrin rrogën e tyre, duan të shpenzojnë disa para në veshjet më të fundit. Dhe nuk i vëmë faj

Por ama duhet të keni parasysh disa këshilla se si të kurseni para edhe pse tundoheni shpesh nga veshje apo gjëra të ndryshme që ju duhen.

Së pari, përpiquni që të kurseni paratë tuaj. Kur të merrni pagën, ndani më vete ato që ju duhen për të shlyer detyrimet tuaja mujore si internet, oferta e telefonit etj si dhe një pjesë tjetër përpiquni ta lini mënjanë për t’i kursyer.

Gjithashtu, përpiquni që në portofolin tuaj mos të mbani shumë para. Ju mund të tundoheni të blini diçka dhe kur kujtoheni që nuk keni para të mjaftueshme, atëherë edhe mund të hiqni dorë.

Një tjetër këshillë që do t’ju vlejë shumë është edhe çregjistrimi nga email-et promocionale.

Ju mund t’ju vijnë njoftime të shumta në email lidhur me promocionet më të fundit. Kur nisni të hapni email-et, mund të ndodhë që t’ju intrigojë diçka.

Kështu që çregjistrohuni nga email-et promocionale dhe boom…më shumë kursime do të kesh në fund të muajit.

Ju mund të diskutoni për blerjet tuaja edhe me dikë që është shumë i afërt për ju, si për shembull partneri, motra, mamaja etj. Ata do t’ju sugjerojnë edhe se si të bëni shpenzime të mençura duke mos harxhuar shumë para.