
Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.
Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.
“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.
Ai ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. Policia nuk po i lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje.
REL/