Kryeministri Edi Rama deklaroi se policia e shtetit pak a shumë e ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt. Por ai, kërkoi edhe pak durim që gjithçka të jetë e bazuar në prova.

Lidhur me zbardhjen e rastit. U përmend 9 ditë. Nëse përgjigja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të kishte dalë për 9 ditë.

Duhet pak më shumë durim dhe jam besimplotë se do ta kemi përgjigjen shpejt. Përgjigja e policisë së shtetit duhet të mbështetet në prova dhe nuk është një përgjigje që pak a shumë e kemi që sot.

Por duhet të jetë e provuar, nuk mund të thuhet zyrtarisht” tha Rama. Ervis Martianj është zhdukur prej 10 gushtit pa gjurmë.