Pas 40 minutash lojë kombëtarja shqiptare ka gjetur portën bullgare duke shënuar golin e parë të ndeshjes e cila nxori në avantazh Shqipërinë.

Ishte Laçi ai i cili gjeti portën pas një aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta.

Ndërkohë ka përfunduar edhe pjesa e parë e cila është mbyllur në avantazh për Shqipërinë.