Panik në San Lorenzo Nuovo (Viterbo), ku gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fortë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit.
Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët u transportuan në spitale të ndryshme të zonës. Struktura, e përdorur për të akomoduar familjet, strehonte gjithsej 30 persona. Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë.
Ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 1 pas mesnate dhe banorët thonë se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, e ndjekur nga një zjarr.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shpëtimtarët, forcat e rendit dhe mbrojtja civile. Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi të destinuara për strehimin e qytetarëve jo-BE. Prefekti i Viterbo mblodhi qendrën komunale operative për menaxhimin e emergjencave.
Tani për tani asnjë pistë nuk përjashtohet në lidhje me shkaqet e këtij incidenti me pasoja të rënda. “Ka pasur një shpërthim, ndoshta për shkak të një rrjedhje gazi, por hetimi do të sqarojë shkaqet e sakta të asaj që ndodhi”.