Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol. Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Fermentimit rreth orës 2:00 të mëngjesit.
Sasia e tritolit është vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit F.K, 45 vjeç. Nga shpërthimi i lëndës plasëse për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore.
Deri me tani autori mbetet i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbulimin e tij.
Lokali ndodhej në një ndërtesë dy katëshe. Në katin e sipërm është një shtëpi në të cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton në një vend tjetër në Shkodër. Mbe