Teksa vendi ynë është përfshirë nga dëbora e reshjet e shiut, apeli i autoriteteve drejtuar shoferëve është për kujdes të shtuar.
“Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore, por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështia në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore”, thotë në një reagim ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Teksa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë, Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
“Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit”, e mbyll reagimin ministri.