Shqipëria nuk gjen qetësi nga aksidentet rrugore.

Një ngjarje e rëndë raportohet së fundmi nga Dibra, ku një mjeti që po drejtohej nga një 18-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasgjeri 20 vjeçar që ndodhej në automjet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur nga në fshatin Melan në aksin rrugor Maqellarë – Peshkopi.

“Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.Kata, 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi Armend Spahiu, 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.