Xhensila Myrtezaj ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, jo vetëm për muzikën e hitet që publikon, por edhe për shkak të thashethemeve të mediave për një shtatzëni të dytë, nisur nga një set special fotografik që ka realizuar me bashkëshortin, Bes Kallakun dhe vajzën e tyre, Ajkën.

Në fakt, këngëtarja nuk i ka mohuar apo konfirmuar zërat, e duket se është përqëndruar totalisht të na tregojë në rrjetet sociale lidhjen e veçantë që ka me të bijën, teksa së fundmi ka publikuar disa foto shumë të bukura me të dhe i ka dedikuar disa fjalë zemre. Teksa ndodhe jashtë Shqipërie, me gjasë me pushime, badhkangjitur pozave me Ajkën, mbushur me shumë dashuri, artistja shkruan:

“Ajka mamit, e cmuara ime, ti me fut ne boten tende si askush tjeter, shpirti me gjen qetesi kur te kam prane vetes, dhe zemra bucet nga lumturia kur fytyra jote e bukur qesh. Pasqyrimi syve te tu, eshte e vetmja drite e syve te mi.
Qesh dhe jeto gjithmone e lumtur Ajk, kaq mjafton per te jetuar mami.
E gjithe bota ne krahet e mi”.